RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të paktën 18 palestinezë u vranë në sulmet izraelite gjatë natës në Rripin e Gazës

te-pakten-18-palestineze-u-vrane-ne-sulmet-izraelite-gjate-nates-ne-rripin-e-gazes

Të paktën 18 palestinezë u vranë në sulmet që ushtria izraelite kreu ndaj qyteteve në pjesën qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës gjatë natës, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze WAFA, avionët izraelitë kryen sulme ndaj qytetit Deir Al-Balah në pjesën qendrore të Gazës si dhe ndaj qytetit Khan Younis dhe kampit të refugjatëve Al-Maghazi në Gaza.

Të paktën 18 palestinezë humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmet që avionët luftarakë izraelitë kryen në qytetin Deri Al-Balah dhe në zonat qendrore.

Gjithashtu ka të vrarë dhe të plagosur edhe në sulmet e kryera ndaj kampit të refugjatëve Al-Maghzai në Gaza.

Një mjet ajror pa pilot i ushtrisë pushtuese bombardoi kopshtin e spitalit Evropian të Gazës në qytetin Khan Younis dhe ndërtesat e Fakultetit të Shkencës dhe Teknologjisë në qytet.

Related posts

Rakiq dhe Simiq me protestuesit në Zveçan

rezart morina

Nuland: Të nisë implementimi i zotimeve të Ohrit

admin

Maqedonia rekordere për pirjen e cigares në Europë, Suedia radhitet e fundit

admin