Tetëmbëdhjetë persona u plagosën pasi një autobus turistik austriak u përplas dhe ra në një kanal në një autostradë pranë Hanoverit të Gjermanisë.
”18 personat me lëndime të lehta u dërguan në spitalet përreth. Në autobus ishin gjithsej 19 persona të moshës 24 deri në 74 vjeç dhe një djalë 9-vjeçar”,tha një zëdhënëse e policisë .
Drejtuesi i autobusit ishte nën hetim për rreziqe trafiku dhe pakujdesi.
Autobusi i ardhur nga Austria ishte nisur për në Norvegji. Fillimisht ishte e paqartë se nga ishte nisur autobusi në Austri.
Autobusi ishte përplasur në Autobahn 2 pranë Peine, në lindje të Hanoverit, mëngjesin e së shtunës, duke përfunduar në anën e tij në një kanal.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndonëse është e sigurt se në aksident nuk janë përfshirë automjete të tjera. /atsh