Një xhami në qytetin nigerian Zaria është shembur gjatë lutjeve, duke lënë të vdekur të paktën shtatë persona, thonë zyrtarët.
Qindra besimtarë ishin në ndërtesë të premten në kohën kur ajo u shemb.
Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të shembjes. Mediat lokale raportuan se një çarje ishte zbuluar në një nga muret të enjten.
Xhamia mendohet të jetë më shumë se një shekull e vjetër. Nigeria ka një histori të gjatë të shembjes së ndërtesave.
“Katër trupa u gjetën fillimisht”, tha një zëdhënës i këshillit Abdullahi Kwarbai për agjencinë e lajmeve Reuters.
“Më pas tre të tjerë u gjetën pasi ekipi i shpëtimit kontrolloi xhaminë e shembur”, shtoi Kwarbai.
Një ekip inxhinierësh ishte organizuar për të rregulluar plasaritjen në ndërtesë, tha për Punch News Emiri, Mallam Ahmed Nuhu Bamalli. /koha
Nigeria: 7 Worshippers Died And Several Injured When Zaria Central Mosque collapsed during Asr prayer on August 11.#news #NigeriaNews #Mosque pic.twitter.com/lWoaqVUVUW
— Muslim Network TV (@MuslimNetworkTV) August 12, 2023