Televizioni shtetëror egjiptian njoftoi se është arritur një armëpushim midis Izraelit dhe grupeve palestineze pas sulmeve në Rripin e bllokuar të Gazës, transmeton Anadolu
Sipas televizionit shtetëror egjiptian Extra News, është arritur një armëpushim mes grupeve izraelite dhe palestineze në Rripin e Gazës.
Nga ana tjetër, grupet e rezistencës palestineze dhe Izraeli nuk janë prononcuar ende në lidhje me armëpushimin.
Po ashtu, zëdhënësi i ushtrisë izraelite refuzoi të jepte komente pas pyetjes së korrespondentit të AA-së për armëpushimin.
Mediat izraelite dhe palestineze raportuan se Egjipti, Katari dhe Kombet e Bashkuara (OKB) po ndërmjetësonin mes palëve për një armëpushim.
Në sulmet e kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës nga dita e djeshme kanë humbur jetën 20 palestinezë, mes tyre gra dhe fëmijë, kurse 37 janë plagosur.
Është bërë e ditur se tre persona nga personeli ushtarak i Lëvizjes Xhihadi Islamik ishin në mesin të vdekurve nga sulmet.
Ushtria izraelite sot goditi sërish disa zona në Gaza, ku qetësia mbizotëronte nga orët e natës.
Pas kësaj, një seri raketash u lëshuan nga Gaza në drejtim të Izraelit.