Të paktën shtatë persona humbën jetën në tërmetin me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter që goditi provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore, sipas një raporti fillestar nga autoritetet lokale dhe të transmetuar nga televizioni shtetëror CCTV i Kinës.
Epiqendra e tërmetit, i cili ndodhi në orën 12:52 (koha lokale) në një thellësi prej 16 kilometrash, ishte në qytetin e Luding, rreth 200 kilometra në jugperëndim të Chengdu, kryeqyteti i Sichuan.
Pak minuta më vonë, një tërmet tjetër me magnitudë 4.2 goditi qytetin Ya’an pranë Luding.
21 milionë banorët e Chengdu dhe ata të qytetit të afërt të Chongqing, 400 kilometra nga epiqendra, thanë se e ndjenë tërmetin. /abcnews