RTV AHIRETI
Lajme

Tërmeti në Afganistan, rritet mbi 2.000 numri i viktimave

termeti-ne-afganistan,-rritet-mbi-2.000-numri-i-viktimave

Numri i të vdekurve nga një tërmet i fuqishëm që goditi Afganistanin veriperëndimor të shtunën ka tejkaluar 2.000 dhe gati 10.000 njerëz janë lënduar ndërsa ekipet e shpëtimit përpiqen të nxjerrin një numër të panjohur njerëzish të bllokuar nën rrënoja, transmeton Anadolu.

Autoriteti afgan për Menaxhimin e Fatkeqësive njoftoi se u konfirmuan 2.053 vdekje, ndërsa 9.249 njerëz u plagosën. Më shumë se 1.300 njësi banimi u shkatërruan pjesërisht ose plotësisht nga tërmeti.

Agjencia shtetërore e lajmeve Bakhtar, duke cituar Gjysmëhënën e Kuqe afgane, raportoi se rreth 12 fshatra në rrethet Zinda Jan dhe Ghorian të provincës Herat ku jetojnë 1.9 milion njerëz u “shkatërruan plotësisht”.

Ekipet e shpëtimit së bashku me banorët lokalë po përpiqen të nxjerrin të vdekurit dhe të plagosurit që janë bllokuar nën shtëpitë e shembura.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), tërmete të forta me magnitudë 5.5, 5.9 dhe 6.2 ballë kanë goditur provincat afgane të shtunën. Mësohet se epiqendra ishte 40 kilometra në veriperëndim të qytetit të Heratit.

Vendi i shkatërruar nga lufta aktualisht po lufton me një krizë humanitare pas tërheqjes së ndihmave nga vendet dhe organizatat e huaja që kur talebanët rimorën Kabulin dy vjet më parë.

Afganistani goditet shpesh nga tërmete, kryesisht në vargun malor Hindukush, i cili ndodhet pranë kontaktit të pllakave tektonike euroaziatike dhe indiane.

Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë në qershor të vitit të kaluar vrau më shumë se 1.000 njerëz dhe la dhjetëra mijëra të pastrehë në provincën Paktika.

Related posts

BE-ja e konsideron prioritet rundin e ri të dialogut Kosovë-Serbi

RTI

Ushtria e Somalisë po rimerr zonat kontrolluara nga organizata terroriste Al-Shabaab

admin

Fiter Bajrami, liderët politikë në Kosovë urojnë besimtarët: T’u shtrijmë dorën e mirësisë atyre që kanë më shumë nevojë

admin