RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tërmeti në Marok, shkon mbi 600 numri i viktimave

termeti-ne-marok,-shkon-mbi-600-numri-i-viktimave

Rritet numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Marok. Autoritetet raportojnë për 632 viktima dhe qindra të tjerë të plagosur.

Shumica e vdekjeve ndodhen në zona malore që ishin të vështira për t’u arritur, thanë autoritet.

Ndërsa ekipet e shpëtimit e kishin të pamundur për të arritur në vendngjarje për shkak të terrenit të vështirë dhe rrugëve të shkatërruara.

Epiqendra ishte në Vargun Malor të Atlasit të Lartë, 71 km në jug-perëndim të Marrakeshit, një qytet turistik dhe ka një popullsi rreth 840 mijë banorë. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së tërmeti kishte një thellësi prej 18.5 km.

Tërmeti ra në orën 23:11 të së premtes. Pati një pasgoditje me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter 19 minuta më vonë. /abcnews

Related posts

26 viktima nga rrëshqitja e dheut në Indi, mbi 80 të zhdukur

Muhamet Ramadani

Prokuroria ruse konfirmoi 15 mijë raste të mobilizimit të paligjshëm

admin

Përfaqësues nga Kosova e Serbia do të takohen në janar për të zhdukurit

admin