Tërmeti që goditi Sirinë mund të ketë lënë deri në 5.3 milionë sirianë të pastrehë.
Kjo është bërë e ditur nga UNHCR, agjencia e OKB-së për refugjatët.
Organizata po merr ndihma për zonat më të shkatërruara të vendit, duke u fokusuar në sigurimin e strehimit dhe nevojave themelore, si dhe tenda, çarçafë plastikë, batanije termale, dyshekë gjumi dhe veshje dimërore për njerëzit në qendrat kolektive.