RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Tërnava pas aktgjykimit në Hagë: Asnjë vendim nuk mund ta ndryshojë të vërtetën historike

ternava-pas-aktgjykimit-ne-hage:-asnje-vendim-nuk-mund-ta-ndryshoje-te-verteten-historike

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka reaguar pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke e cilësuar vendimin si “juridikisht të kontestueshëm” dhe të ndikuar politikisht.

Tërnava ka thënë se aktgjykimi nuk mund ta ndryshojë, sipas tij, të vërtetën historike dhe sakrificën e popullit të Kosovës për liri. Ai ka shprehur gjithashtu shqetësimin se vendimi mund të relativizojë krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

“As vendimi i sotëm, e asnjë vendim tjetër në të ardhmen, nuk mund ta tjetërsojë të drejtën tonë legjitime për të mbrojtur të vërtetën historike, dinjitetin e viktimave dhe epopenë e luftës sonë për liri dhe pavarësi, e as nuk mund ta zbehë sakrificën sublime të atyre që kontribuuan për çlirimin e Kosovës”, ka shkruar Tërnava.

Ai ka thënë se qëndron në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe dinjitetin pas vendimit.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë pjekuri qytetare dhe përgjegjësi të lartë, të ruajnë qetësinë dhe dinjitetin, të jenë pranë çlirimtarëve dhe në krah të vlerave të luftës, dhe të kontribuojnë në forcimin, konsolidimin dhe funksionalizimin e shtetit tonë”, ka deklaruar ai.

Related posts

Mbi 200 mijë kilogramë produkte të mishit u larguan nga tregu gjatë këtij viti, AUV-i ankohet për mungesë të kushteve dhe inspektorëve

admin

Indonezia dhe forcat amerikane me stërvitje të përbashkëta ushtarake, Kina i quan kërcënim

admin

Para, kërcënime, abuzime: ç’po ndodh aktualisht në Rafah?

Kushtrim Guraj