RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Tërnava uron myslimanët: Të lutemi për shëndet e mirëqenie, solidaritet e siguri

ternava-uron-myslimanet:-te-lutemi-per-shendet-e-mireqenie,-solidaritet-e-siguri

Myftiu Naim Tërnava, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për fetën e Fitër Bajramit.

Tërnava pas faljes së namazit iu është drejtuar popullit duke thënë se sot duhet të luten për shëndet e solidaritet.

”Le t’i gëzohemi kësaj dite duke uruar e vizituar njëri-tjetrin për këtë festë. Të lutemi për shëndet e mirëqenie, solidaritet e siguri, duke u lutur që Zoti mos të na ndajë asnjëherë nga mëshira e tij”, tha ai.

Ai më pas foli për rolin e familjes.

“Familja është element kyç dhe i parë ndërtues, bërthama bazë e formimit të një shoqërie. Mirëqenia e saj nënkupton mirëqenien e gjithë shoqërisë. Feja jonë islame i ka kushtuar vëmendje të madhe familjes. Familja kërkon lumturinë dhe stabilitetin. Ndërton jetën e saj mbi themelet e forta. Shtyllë themelore e strukturës shoqërore”, tha ai.

Related posts

24 vite nga Marrëveshja për Demilitarizimin e UÇK-së

admin

Shefi i NATO-s dënon vendimin e Rusisë për të pezulluar marrëveshjen e drithërave

admin

Konkurroi në finalen e 200 metrave ndërsa po ‘luftonte’ me Covid-19, lojtari olimpik fiton medalje bronzi. Noah Lyles: Virusi ndikoi në performancën time

admin