Ahlam Albashir, terroristja që pranoi se kishte vendosur një bombë në Istiklal të Istanbul-it të dielën, i tregoi policisë turke se ajo i ishte bashkuar grupit terrorist PKK/PYD përmes të dashurit të saj, i cili gjithashtu është anëtar i grupit terrorist, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimet e sigurisë në kushte anonimiteti thanë se zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit vazhdoi hetimin për shpërthimin e fundjavës që shkaktoi vdekjen e gjashtë personave dhe plagosi 81 të tjerë, dy prej tyre në gjendje kritike.
Albashir tha se ka humbur lidhjet me të dashurin e saj, por që nga ajo kohë ka ruajtur lidhjen e saj me grupin terrorist.
Forcat e sigurisë përcaktuan se i lidhur me organizatën terroriste ishte edhe Ferhat H, pronari i një punishtes në lagjen Esenler të Stambollit, ku Albashir dhe i dyshuari i arratisur Bilal H. qëndronin së bashku.
Ferhat H. kishte bërë propagandë terroriste përmes llogarisë së tij sociale dhe kishte strehuar në shtëpinë e tij dy personat, Albashir dhe Bilal H, me udhëzime nga grupi terrorist.