Tetë njerëz kanë vdekur si pasojë e flakëve në një bujtinë 15-katëshe në Moskë, pas dështimit të alarmit, kanë thënë zyrtarët më 29 korrik.
Katër persona tjerë janë të shtruar në spital.
Agjencia për hetim të akteve penale ka thënë se ndërtesa gjendet në rajonin juglindor.
Shërbimet e emergjencës kanë thënë se zjarri ka shpërthyer në katin e parë të ndërtesës dhe se flakët janë rritur pas mesnatës.
Sipas tyre, mbi 200 njerëz janë evakuuar.
Të gjithë ata që kanë vdekur, kanë qenë migrantë, ka raportuar agjencia e lajmeve TASS, duke cituar një zyrtar për emergjenca.
Shtetësia e tyre është duke u verifikuar.
Duke cituar zyrtarët për emgjenca, TASS ka raportuar se pas dështimit të alarmit, njerëzit kanë mbetur të bllokuar, pasi dritaret kanë pasur grila metali.
Tashmë është iniciuar një rast penal për pakujdesi.
Për zjarre në ndërtesat ruse raportohet shpesh dhe shkak besohet se janë: mirëmbajtja e dobët, infrastruktura dhe neglizhenca. /rel
Late Night Report
Fresh comin’ in straight outta
MOSCOW, RUSSIA
Something is on
According to reports at a hostel in southern Moscow
An eyewitness told BAZA “First I heard a bang, and then smoke began to rise on Alma Ata Street.
As usual, No further Details. pic.twitter.com/OqooFLagkv— LX (@LXSummer1) July 28, 2022