Një aksident i dytë i rëndë ka ndodhur në Turqi, pas atij të Gaziantepit ku humbën jetën 16 persona. Aksidenti i dytë ka ndodhur në Mardini, ku një kamion përplasi dy automjete.
Në vendngjarje shkuan ekipet e emergjencës dhe policia. Por teksa punonjësit e emergjencës po jepnin ndihmën e tyre, një tjetër kamion të cilit iu këputën frenat përplasi punonjësit e ndihmës së shpejtë dhe qytetarët që ndodheshin aty pranë.
Sipas mediave turke raportohet për 8 të vdekur dhe shumë persona të plagosur. Mes viktimave ka edhe fëmijë.
Ky është aksidenti i dytë tragjik që ndodhi në Turqi gjatë ditës së sotme. Aksidenti i parë ndodhi në Gaziantep, i ngjashëm për nga dinamika si në Mardini. Një automjet kishte dalë nga autostrada Gaziantep-Nizip dhe në vendngjarje kishin shkuar mjekët, zjarrfikësit dhe gazetarët. Por në këtë moment, një autobus që humbi kontrollin përplasi ambulancës, një zjarrfikëse dhe një makinë gazetarësh. 16 persona humbën jetën dhe 22 të tjerë u plagosën. /tvklan