RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tony Blair mund të emërohet nga Izraeli si koordinator humanitar për Rripin e Gazës

tony-blair-mund-te-emerohet-nga-izraeli-si-koordinator-humanitar-per-rripin-e-gazes

Tony Blair, i cili njihet gjerësisht për pjesëmarrjen e tij në pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Irakut që rezultoi në vrasjen e qindra mijëra civilëve të pafajshëm, mund të emërohet nga Izraeli si koordinator humanitar për Rripin e Gazës.

“Times of Israel” citoi një raport në gazetën e lajmeve Ynet duke thënë se kryeministri Benjamin Netanyahu po mbështetet në përvojën e kaluar të ish-kryeministrit britanik si i dërguar në Katërshen e Lindjes së Mesme “për të zbutur shqetësimet ndërkombëtare mbi koston civile të fushatës së Izraelit në Gaza.”

Sipas gazetës Ynet, diskutimet për këtë çështje kanë vazhduar javët e fundit dhe zyra e Blair u përgjigj duke deklaruar se atij nuk i është dhënë apo ofruar një pozicion, pa mohuar në mënyrë eksplicite ndonjë kontakt.

Në luftën në Kosovë, kryeministri britanik Tony Blair doli të jetë lideri më i zëshëm i NATO-s ndaj regjimit të Millosheviqit dhe ai konsiderohet si shpëtimtar nga kosovarët për rolin e tij së bashku me presidentin Amerikan Bill Klinton.

Related posts

Fillon takimi i presidentit Erdoğan me homologun rus Putin në Soçi – VIDEO

rezart morina

Zelensky: Flamuri i Ukrainës do të valëvitet sërish në të gjitha pjesët e okupuara

admin

Mehaj takon Stoltenbergun: Kosova e gatshme të strehojë 5 mijë refugjatë ukrainas

rezart morina