RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Transporti publik falas më 17 Shkurt në Prishtinë

transporti-publik-falas-me-17-shkurt-ne-prishtine

“Trafiku Urban” ka njoftuar se me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, si dhe në mbështetje të marshit qytetar “Liria ka Emër”, të gjithë udhëtarët do të lirohen nga pagesa e biletës gjatë kësaj dite.

Sipas njoftimit, vendimi është marrë bazuar në autorizimin e kryetarit të Komunës së Prishtinë, Përparim Rama.

Nga “Trafiku Urban” bëhet e ditur se lirimi nga pagesa do të vlejë vetëm gjatë 17 Shkurtit.

“Për nder të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës si dhe në mbështetje të marshit qytetar „Liria ka Emër“, bazuar në vendimin e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama, „Trafiku Urban“ njofton qytetarët se: Të gjithë shfrytëzuesit e Trafikut Urban do të lirohen nga pagesa e biletës, në shënim të kësaj feste të rëndësishme dhe në mbështetje të marshit „Liria ka Emër”. Lirimi nga pagesa vlen gjatë ditës së festës, më 17 Shkurt. Gëzuar 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë!”, thuhet në njoftim.

Related posts

Gara për President/ Biden i bindur: Askush s’është më i kualifikuar për të fituar se unë! Vetëm Zoti i plotfuqishëm mund të më bindë të largohem

admin

Grupi terrorist YPG/SDF pushton një spital në Sheikh Maqsoud të Halepit, dëbon stafin mjekësor

admin

Pas bllokimit të “X”, Elon Musk heq dorë nga ‘beteja’ me drejtësinë braziliane dhe emëron përfaqësuesin ligjor të kompanisë

admin