Ky është një tregim pikëllues i një babai, të cilin vajza e tij e kishte harruar…
Një gjysh i vjetër pak më parë po më rrëfente, i cili mezi mbijeton nga një pension i vogël, duke e kritikuar mizorinë e jetës dhe se si gjithçka është kthyer mbrapsht.
Ai thotë se vajza e tij së voni i ishte lajmëruar nga Amerika, për t’ju lavdëruar se e kishte blerë një qen të vogël qimedredhur për 800 $!
(“T’ju them të drejtën, efendi, ajo shumë rrallë më lajmërohet”).
“Dhe unë gjatë gjithë kohës po mendoj për veten time: – Vajza ime e dashur, më mirë t’ia kishe dërguar babait tënd ato para, do të kisha lehur kur të dëshirosh! Por çfarë të bësh ka ardhur kohë e tillë, që i veti të vetin nuk mund ta shohë!”, përfundoi gjyshi me lot në sy!
Ka thënë Pejgamberi (savs): “Bamirësia ndaj prindërve është më e mirë se namazi, agjërimi, haxhi, umreja dhe lufta në rrugën e Allahut.”
Le t’i ruajmë dhe të kujdesemi për prindërit tonë, sepse ata janë një nga garancitë e sigurisë sonë në botën tjetër.
Mos të lejojmë që prindërit tanë të na bëhen xhelozë ndaj qenve dhe gjërave të tjera të parëndësishme në këtë botë.