RTV AHIRETI
Pytje & Përgjigje

Tregimi për shitësin e perimeve

tregimi-per-shitesin-e-perimeve

Një ditë, shitësi i perimeve kaloi pranë shtëpisë. Porsa e pa, nëna doli dhe filloi të bënte tregti. Vura re që ajo po i kërkonte shitësit t’ia jepte tufën e spinaqit me gjysmë çmimi.
Për një kohe të dy diskutuan për çmimin, por në fund shitësi refuzoi me mirësjellje pasi siç tha ai, nuk mund ta shesë me atë çmim sepse nuk do të mbulonte as koston e blerjes së tyre.
Shitësi ngarkoi shportën në krah dhe filloi të largohej. Pasi eci disa hapa, u kthye edhe një herë e tha: “Zonjë e nderuar, nëse më ofroni edhe 10 cent për tufë, unë do t’jua jap me atë çmim.”
Nëna lëvizi kokën në shenjë mohimi dhe i qëndroi ofertës së saj fillestare. Duke parë këmbënguljen e nënës, shitësi u pajtua me ofertën dhe u kthye.
Pasi e vendosi shportën në tokë, nëna zgjodhi katër tufa spinaq dhe nxori paratë për të paguar shitësin. Ai mori paratë pa i numëruar fare dhe u ngrit për t’u larguar.
Por, pikërisht atëherë, shitësit iu morën mendtë dhe u lëkund. Nëna, e cila qëlloi afër tij, ia kapi duart dhe e pyeti nëse kishte ngrënë diçka.
“Jo, ende nuk kam ngrënë, por me fitimin e sotëm, do të blej diçka rrugës për në shtëpi dhe më pas do të ha”.
Pasi dëgjoi këtë, nëna i kërkoi të ulej. Me nxitim hyri në shtëpi dhe shumë shpejtë u kthye me një pjatë ushqim dhe një gotë uji në dorë.
Pasi hëngri ushqimin, shitësi e falënderoi nënën, dhe duke u ndjerë pak më mirë u ngrit e vendosi shportën në kokë dhe vazhdoi rrugën.
Pasi pashë gjithë këtë që ndodhi, i hutuar e pyeta nënën: “Nënë, ti u tregove e pamëshirshme në çmim, nuk tolerove as edhe për disa centë, por pastaj i ofrove ushqim me çmim shumë më të lartë… Pse … ?”
“Djali im i dashur, derisa blija, ajo ishte një tregti midis blerësit dhe shitësit, por në momentin kur ai nuk ishte mirë, i ofrova ndihmën time. Sepse nuk ka mirësi në tregti dhe kurrë nuk do të ketë asnjë tregti në mirësi.”

(Huazuar)

Related posts

Çfarë lutje preferohet kur vizitojmë prindërit tanë që kanë ndërruar jetë?

admin

A ka raste të veçanta kur i lejohet mashkullit musliman të vesh mëndafsh?

admin

A i lejohet femrës muslimane të studiojë drejtimin e infermierisë?

admin