RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Treni godet një kombi-bus në Klinë, humbin jetën dy persona

treni-godet-nje-kombi-bus-ne-kline,-humbin-jeten-dy-persona

Kanë vdekur dy personat të cilët u lënduan këtë të shtunë në një aksident trafiku në fshatin Krushevë e Madhe në Klinë.

Rastin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Mjeku kujdestar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës e ka konfirmuar vdekjen e dy të lënduarve në aksidentin që ndodhi në Krushevë”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, Gashi ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshirë treni dhe një kombi-bus.

“Sot rreth orës 18:10, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Krushevë e Madhe, Klinë. Në aksident është i përfshirë treni i udhëtarëve dhe një kombi-bus. Dy persona janë dërguar me Emergjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë”, ka thënë ai.

Related posts

Joe Biden: Ndihmuam Izraelin të rrëzonte pothuajse të gjithë dronët dhe raketat

Muhamet Ramadani

“E çova në fushë dhe vrava”- E mitura i rezistoi p*rdhunimit, si daja masakroi me kaçavidë mbesën 11-vjeçare! Shtirej si i shqetësuar për fatin e saj, por u tradhtua nga…

admin

Shkup, përshkallëzohet protesta kundër propozimit francez

admin