Donald Trump, është deklaruar i pafajshëm të enjten, përballë akuzave federale se ka orkestruar një komplot për përmbysjen e humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara, në atë që prokurorët amerikanë e quajnë përpjekje të paprecedente nga presidenti i atëhershëm për të minuar shtyllat e demokracisë amerikane.
Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, i cili ka udhëhequr hetimin, ka shikuar nga rreshti i parë, teksa Trump ka thënë se ndjehet i pafajshëm, duke qëndruar para gjyqtarit Moxila Upadhyaya.
Paraqitja e Trumpit në gjyq, e cila ka zgjatur rreth gjysmë ore, ka ndodhur vetëm një kilometër larg ndërtesës së Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilën mbështetësit e tij e sulmuan më 6 janar të vitit 2021, në përpjekje për ta ndalur certifikimin e disfatës së tij zgjedhore nga legjislativi amerikan. /rel
President Trump departs Washington DC after pleading not guilty.
The Boss is headed home. pic.twitter.com/Rp4ZxsDI7K
— Daniel Baldwin (@baldwin_daniel_) August 3, 2023