RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trumpi akuzon udhëheqësit ukrainas për mosmirënjohje

trumpi-akuzon-udheheqesit-ukrainas-per-mosmirenjohje

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka akuzuar Ukrainën se kanë “zero mirënjohje” për përpjekjet e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, ai ka shkruar se “Udhëheqja e Ukrainës ka shprehur zero mirënjohje për përpjeket tona dhe Evropa vazhdon të blejë naftë nga Rusia.

“Unë trashëgova një luftë që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë, një luftë që është një humbëse për të gjithë, veçanërisht miliona njerëz që kanë vdekur deri më tani”, ka shtuar ai.

Deklarata e tij vjen në kohën kur në Gjenevë po zhvillohen bisedimet ndërmjet zyrtarëve evropianë, ukrainas dhe të SHBA-së lidhur me planin 28-pikësh të administratës Trump për fundin e luftës në Ukrainë.

Related posts

Palestina përshëndet urdhër-arrestet e Turqisë ndaj zyrtarëve izraelitë

RTI

Forcat qeveritare të Jemenit thonë se u kanë shkaktuar “humbje të mëdha” Huthive në Taiz

Irfan Jahiu

Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndjehen në disa qytete! Ja sa ishte magnituda

admin