RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tunizi, arrestohet ish-kryeministri Hamadi Jebali

tunizi,-arrestohet-ish-kryeministri-hamadi-jebali

Autoritetet e Tunizisë kanë arrestuar ish-kryeministrin e vendit, Hamadi Jebali, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ish-kryeministri Hamadi Jebali u arrestua dhe u dërgua në një vend të panjohur, me telefonin e tij të konfiskuar nga ekipet e sigurisë”, thuhet në një njoftim nga faqja e ish-kryeministrit në Facebook.

Më tej, njoftohet se Jebali është arrestuar në qytetin Susa në lindje të vendit dhe pasi ishte ndaluar edhe më herët para disa muajve se nuk kishte kartë identiteti, të cilën nuk kishte arritur ta marrë edhe pse kishte aplikuar me pasaportë për ta rinovuar.

Duke theksur se familja Jebali do ta mbajë presidentin Kais Saied drejtpërdrejt përgjegjës për çdo dëm që mund t’i ndodhë shëndetit fizik dhe psikologjik të tij, në njoftim apelohet te organizatat e të drejtave të njeriut të kundërshtojnë “praktikat që përbëjnë shkelje të të drejtave të njeriut në vend”.

Jebali, i cili shërbeu si kryeministër në Tunizi midis viteve 2011 dhe 2013, është i njohur për afërsinë e tij me Lëvizjen Ennahda.

– Kriza politike në Tunizi

Vendimet e jashtëzakonshme të shpallura nga presidenti tunizian Saied më 25 korrik 2021 çuan në një “situatë të jashtëzakonshme” në vend.

Saied, i cili ngriu punën e parlamentit dhe hoqi imunitetin parlamentar, zgjeroi kompetencat e tij me dekrete të reja më 22 shtator 2021 dhe e lidhi tek vetja plotësisht pushtetin ekzekutiv.

Me “udhërrëfyesin e daljes nga kriza politike” të shpallur më 13 dhjetor 2021, Saied njoftoi se më 25 korrik 2022 do të mbahet referendumi për ndryshimet kushtetuese dhe zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme do të mbahen më 17 dhjetor 2022.

Disa qarqe në Tunizi i përshkruajnë vendimet e Saied-it si “grusht shteti” dhe argumentojnë se vendi po largohet nga demokracia. /aa

Related posts

Palestinezi i arrestuar nga Izraeli në Gaza: Kam përjetuar 60 ditët më të vështira të jetës sime

admin6

Pas vrasjeve nëpër lokale, aktivizohet Policia – kontrolle të ashpra në vende ku ka kafiteri

rezart morina

Hill: Serbisë s’do t’i kërkohet njohja de jure e Kosovës për të hyrë në BE

RTI