RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tunizia drejt reformimit të sistemit politik, presidenti dorëzon draftin që heq përcaktimin fetar nga kushtetuta

tunizia-drejt-reformimit-te-sistemit-politik,-presidenti-dorezon-draftin-qe-heq-percaktimin-fetar-nga-kushtetuta

Presidenti tunizian Kais Saied ka deklaruar të martën se do të nis një projektligj që nuk e përcakton fenë islame si fe shtetërore e që do të hidhet për votim më 25 Korrik.

Lëvizja është pjesë e përpjekjeve të tij për të reformuar sistemin politik në Tunizi, i cili është përcaktuar vazhdimisht si i korruptuar dhe kaotik dhe shihet edhe një manovër për të mënjanuar partitë rivale.

“Kushtetuta e ardhshme e Tunizisë nuk do të përcaktojë më një shtet që i përket fesë islame por një komunitet që ka Islamin si fe”, tha ai.

Saied e dorëzoi draftin të hënën, pas përpjekjeve të tij për të bërë ndryshime në shtetin tunizian.

Sadeq Belaid, eksperti ligjor që kryesoi komitetin e hartimit, i kishte thënë AFP-së në një intervistë në fillim të këtij muaji se do të hiqte të gjitha referimet ndaj Islamit nga dokumenti i ri si sfidë ndaj partive islamiste.

Related posts

Qyteti i New York-ut planifikon të përdorë palestrat e shkollave si strehimore të përkohshme për emigrantët

admin

Arabia Saudite njoftoi zbulimin e madh të gazit në fushën Jufurah

rezart morina

Rritet në 37.658 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

RTI