Votuesit tunizianë sot po shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës për të zgjedhur parlamentin të ri në mes të një krize politike, raporton Anadolu Agency (AA).
Zgjedhjet e hershme janë hapi i fundit në një seri masash të jashtëzakonshme të marra nga presidenti tunizian Kais Saied duke filluar në korrik 2021 me rrëzimin e qeverisë, shpërndarjen e parlamentit dhe hartimin e një kushtetute të re.
Vendvotimet u hapën në orën 8:00 të mëngjesit me orën lokale dhe do të mbyllen në orën 18:00.
Rreth 9,2 milionë votues kanë të drejtë të votojnë.
Gjithsej 1.058 kandidatë, përfshirë 120 gra, konkurrojnë për vende në parlamentin prej 161 anëtarësh.
Zgjedhjet e sotme parlamentare po bojkotohen nga disa parti kryesore politike, duke përfshirë lëvizjen Ennahda, Partinë Zemra e Tunizisë dhe Partinë Lëvizja.
Ndërsa Saied këmbëngul se masat e tij kishin për qëllim “shpëtimin” e vendit, kritikët e kanë akuzuar atë për orkestrimin e një grushti shteti. /aa