RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tunizianët protestojnë kundër problemeve ekonomike, arrestimit të zyrtarëve

tunizianet-protestojne-kunder-problemeve-ekonomike,-arrestimit-te-zyrtareve

Mijëra Tunizian protestojnë kundër politikave të presidentit, duke e akuzuar atë për përpjekje për të mbytur liritë themelore, përfshirë të drejtat e sindikatave.

Mijëra sindikalistë tunizianë kanë mbajtur protesta në të gjithë vendin për përkeqësimin e problemeve ekonomike dhe arrestimin e një zyrtari të lartë të sindikatave.

Vendi i Afrikës së Veriut është në bisedime të zgjatura me Fondin Monetar Ndërkombëtar për një hua shpëtimi, për të cilën federata e fuqishme e punëtorëve UGTT ka paralajmëruar se mund të sjellë masa shtrënguese të dhimbshme.

Demonstruesit në Sfax, ku u zhvillua protesta më e madhe të shtunën, brohoritën “Tunizia nuk është në shitje!” dhe “Jo heqjes së subvencioneve!”

Disa ngritën bukë si një simbol proteste për kostot e larta të jetesës.

Protestat në tetë qytete shënuan një përshkallëzim në konfrontimin e sindikatës me presidentin tunizian Kais Saied dhe pasuan kritikat e tij ndaj arrestimeve të fundit të disa figurave anti-qeveritare, duke përfshirë politikanë, një gazetar, dy gjyqtarë dhe një zyrtar të lartë të UGTT-së.

Arrestimet e koordinuara kanë ngritur frikën e një goditjeje më të gjerë të mospajtimit dhe kanë bërë që Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut të bëjë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve. /mesazhi

Related posts

Fundoset varka pranë Tunizisë, humbin jetën 10 emigrantë

rezart morina

Sulmi në Banjskë, Stano: Nga Kosova nuk kemi marrë një raport të hetimeve

RTI

Vërshimet në disa klinika, ShSKUK: Nuk janë dëmtuar aparaturat mjekësore

RTI