RTV AHIRETI
Lajme

Türkiye, nesër në xhamitë në të gjithë vendin do të bëhen lutje për Gazën

turkiye,-neser-ne-xhamite-ne-te-gjithe-vendin-do-te-behen-lutje-per-gazen

Kreu i Çështjeve Fetare të Türkiyes (Diyanet), Ali Erbaş njoftoi se nesër në namazin e jacisë në xhamitë në të gjithë vendin do të bëhen lutje (dua) për Gazën, transmeton Anadolu.

Në një deklaratën përmes llogarisë së tij në median sociale, Erbaş tha: “Do të bëjmë lutje për Gazën. Ditën e diel më 5 nëntor pas namazit të jacisë në xhamitë në të gjithë vendin tonë, do të lutemi të gjithë së bashku për vëllezërit tanë palestinezë që përballen me gjenocid në Gaza. Do të marrim pjesë në programin e lutjeve që do bëhen në xhaminë ‘Hacı Bayram Veli’ në Ankara. Ftoj të gjithë vëllezërit tanë në këto lutje që do zhvillohen në të katër anët e vendit tonë”.

Related posts

Samiti dyditor i Bashkimit Evropian në Bruksel, ja cilat do të jenë temat kryesore që do të diskutohen

admin

“Belgjika duhet ta njohë Palestinën ashtu si Norvegjia, Irlanda dhe Spanja”

admin6

EMRAT/ Izraeli konfirmon vrasjen e katër pengjeve të tjera, shkaku mbetet mister

admin