RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia anulon vizitën e ministrit Suedez për shkak të protestës së planifikuar

turqia-anulon-viziten-e-ministrit-suedez-per-shkak-te-protestes-se-planifikuar

Autoritet turke anulojnë vizitën e ministrit suedez të Mbrojtjes

Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar ka bërë me dije se autoritet turke kanë anuluar një vizitë të planifikuar të homologut të tij suedez në Ankara, pasi autoritetet suedeze dhanë leje për protesta në Stokholm.

“Ne kemi ndjekur procesin në lidhje me këtë vizitë. Siç jeni në dijeni, ne kemi vërejtur se nuk ka pasur asnjë reagim nga administrata suedeze në lidhje me ato veprime të neveritshme dhe të ulëta kundër Turqisë dhe presidentit tonë. Në këtë pikë, vizita e Ministrit suedez të Mbrojtjes Pal Jonson në Turqi më 27 janar është bërë e pakuptimtë dhe nuk ka asnjë rëndësi. Prandaj e anuluam vizitën”, tha Hulusi Akar, minister i Mbrojtjes

Ministri suedez i Mbrojtjes kishte planifikuar të udhëtonte javën e ardhshme në Ankara me ftesë të homologut të tij turk, pasi vendi nordik po zhvillon një luftë të vërtetë diplomatike për të bindur presidentin Erdogan që ta lejojë atë të anëtarësohet në NATO.

Ministri turk i Mbrojtjes ka diskutuar mungesën e masave për protestat e mbajtura në Suedi kundër Turqisë. Të premten, Turqia thirri ambasadorin suedez për shkak se autoritet atje i dhanë leje një lideri të dënuar të së djathtës ekstreme në Suedi për të djegur një kopje të librit të shenjtë të Kuranit jashtë ambasadës turke në Stokholm.

Kjo ngjarje vjen pas asaj pas varjes së një kukulle me imazhin e presidentit turk Tayyip Erdogan, pranë bashkisë së Stokholmit që provokoi një reagim të fortë në Turqi. /tvklan

Related posts

Ministria e Jashtme bën thirrje të shmangen lëvizjet përmes Serbisë

admin

Italia do të ndalojë mishin e prodhuar në laborator

admin

Në prag të ndeshjes Poloni-Holandë, një person kërcënon me sëpatë, policia gjermane e qëllon

admin