RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia dhe Libani shqyrtojnë zgjerimin e bashkëpunimit në sektorët e naftës dhe gazit

turqia-dhe-libani-shqyrtojne-zgjerimin-e-bashkepunimit-ne-sektoret-e-naftes-dhe-gazit

Ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, ka diskutuar me ministrin libanez të Energjisë dhe Ujërave, Joseph Saddi, forcimin e ndërlidhjeve në sektorët e energjisë elektrike, naftës dhe gazit natyror, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës energjetik mes dy vendeve, transmeton Anadolu.

Bayraktar, në një postim në platformën sociale amerikane X, tha se ka pritur në ministri Saddin dhe delegacionin shoqërues.

Dy ministrat kanë zhvilluar diskutime gjithëpërfshirëse për forcimin e ndërlidhjeve rajonale në sektorët e energjisë elektrike, gazit natyror dhe naftës, si dhe për projekte të mundshme bashkëpunimi në sektorët e naftës dhe gazit natyror, tha Bayraktar.

“Turqia është e gatshme të ndajë përvojën, njohuritë dhe kapacitetet e saj në sektorin e energjisë me Libanin dhe të forcojë më tej bashkëpunimin energjetik midis vendeve tona përmes projekteve që do t’i zhvillojmë mbi bazën e përfitimit të ndërsjellë”, shtoi ai.

Related posts

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton me shumicë dërrmuese rezolutë për të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje

Muhamet Ramadani

Rritet në gati 36.400 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet iz’raelite në Ga’za

admin

Kuvajti dënon djegien e Kuranit në Suedi

admin