RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia i quan “të papranueshme” komentet e Macron-it në Algjeri

turqia-i-quan-“te-papranueshme”-komentet-e-macron-it-ne-algjeri

Deklaratat e presidentit francez Macron për Turqinë gjatë vizitës së tij aktuale në Algjeri janë “të papranueshme”, tha Ministria e Jashtme turke sot, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Është jashtëzakonisht për keqardhje që presidenti francez Emmanuel Macron bëri deklarata që shënjestruan vendin tonë, së bashku me disa vende të tjera, gjatë vizitës së tij në Algjeri”, tha zëdhënësi i ministrisë Tanju Bilgiç në një përgjigje me shkrim ndaj pyetjeve të gazetarëve.

“Është e papranueshme që presidenti francez Macron, i cili ka vështirësi të përballet me të kaluarën e tij koloniale në Afrikë, veçanërisht në Algjeri, të përpiqet të heqë qafe të kaluarën e tij koloniale duke akuzuar vende të tjera, përfshirë edhe tonin”, shtoi ai.

Bilgiç tha se Ankaraja shpreson që Franca të arrijë “nivelin e pjekurisë” për t’u përballur me të kaluarën e saj koloniale “pa fajësuar vendet e tjera”.

Ai tha se nëse Franca dëshiron të kuptojë pse Parisi përballet me një reagim nga kontinenti afrikan, “ajo duhet të kërkojë burimin e kësaj në të kaluarën e saj koloniale dhe përpjekjet e saj për të vazhduar (kolonializmin) me metoda të ndryshme dhe të përpiqet ta korrigjojë këtë”.

“Të pretendosh se ky reagim shkaktohet nga aktivitetet e vendeve të treta, në vend që të përballen dhe të zgjidhin problemet që lidhen me të kaluarën e tyre, është jo vetëm mohim i një fenomeni sociologjik dhe historisë, por edhe pasqyrim i mentalitetit të deformuar të disa politikanëve”, tha ai.

Duke theksuar se Turqia po zhvillon marrëdhëniet e saj si me Algjerinë ashtu edhe me vendet e tjera të kontinentit afrikan, ai tha se këto marrëdhënie bazohen në një “besim të ndërsjellë dhe marrëdhënie të favorshme”.

Macron, i cili ka arritur në Algjeri për një vizitë treditore, të premten pretendoi se rrjete me origjinë nga Rusia, Kina dhe Turqia po kryejnë “propagandë anti-franceze” në Afrikë. /aa

Related posts

Përleshje mes forcave izraelite dhe palestinezëve në Kudsin Lindor të pushtuar

admin

Kërkohet kujdes më i madh i Gjykatës Speciale në vlerësimin e provave

RTI

​Osmani mban takim me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

rezart morina