Fëmijët e humbur ose të ndarë nga familjet e tyre pas tërmeteve të dyfishta në Turqi mund të ribashkohen me të dashurit përmes një mjeti të ri në internet të lançuar nga Ministria Turke e Familjes dhe Shërbimeve Sociale.
Familjet mund të kenë akses në detaje rreth fëmijëve të tyre duke futur informacione si numrin e tyre të identitetit ose emrin e plotë në një portal kërkimi të shtuar në faqen zyrtare të ministrisë.
Që nga tërmetet masive, ministria ka regjistruar në bazën e të dhënave të saj 1,890 fëmijë të pashoqëruar që u gjetën nën rrënoja. Prej tyre, 1405 fëmijë iu dorëzuan familjeve të tyre. Rreth 1,784 u identifikuan ndërsa 106 mbeten të paidentifikuar. /mesazhi