RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia mirëpret vendimin e Armenisë për njohjen e shtetit të Pa’lestinës

turqia-mirepret-vendimin-e-armenise-per-njohjen-e-shtetit-te-pa’lestines

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë njoftoi se ka mirëpritur vendimin e Armenisë për të njohur shtetin e Palestinës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet: “Mirëpresim që Armenia, pas vendeve si Spanja, Irlanda, Norvegjia dhe Sllovenia ka vendosur të njohë shtetin e Palestinës”.

Më tej në deklaratë thuhet se “Njohja e Palestinës është një nevojë e së drejtës, drejtësisë dhe ndërgjegjes ndërkombëtare dhe se kjo situatë është theksuar edhe më parë nga Turqia”.

Gjithashtu thuhet se Turqia do të vazhdojë të tregojë përpjekje në drjetimin që Palestinën ta njohin më shumë vende.

Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të ndarë nga agjencia zyrtare e lajmeve “Armenpress” të Armenisë, thuhej se shteti i Palestinës u njoh zyrtarisht nga Armenia.

“Armenia konfirmon edhe një herë përkushtimin e saj ndaj ligjit ndërkombëtar dhe parimeve të barazisë, sovranitetit dhe bashkëjetesës paqësore të popujve dhe njeh shtetin e Palestinës”, thuhet në deklaratë.

Related posts

Rritet numri i të vdekurve nga fundosja e varkës me migrantë në afërsi të Greqisë – VIDEO

admin

Përfundon protesta në Zveçan, një numër i vogël i qytetarëve vazhdon të qëndrojë në tenda

admin

FBI e shqetësuar për sulme të ngjashme edhe në SHBA pas atij në sallën e koncerteve në Rusi

rezart morina