RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia “nuk pret fjalë të mira, por hapa konkrete” nga Suedia dhe Finlanda për të adresuar shqetësimet e saj

turqia-“nuk-pret-fjale-te-mira,-por-hapa-konkrete”-nga-suedia-dhe-finlanda-per-te-adresuar-shqetesimet-e-saj

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se Turqia nga kandidatët për anëtarësim në NATO, Suedia dhe Finlanda, “nuk pret fjalë të mira, por hapa konkrete” për të adresuar shqetësimet e saj të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me homologun nga Gambia, Mamadou Tangara, ministri Çavuşoğlu tha se pasi nuk ka asgjë për të thënë më shumë për kërkesat e Turqisë, duhet të “ndërmerren hapa konkrete që tani e tutje”. Ai iu referua ekstradimit të kriminelëve të akuzuar, ngrirjes së aseteve terroriste dhe përfundimit të aktiviteteve terroriste.

Çavuşoğlu theksoi se refuzimi i Suedisë për të ekstraduar terroristin e akuzuar Bülent Keneş në Türkiye është një “zhvillim shumë negativ”.

Dje, Gjykata e Lartë e Suedisë hodhi poshtë kërkesën e Turqisë për ekstradimin e terroristit Keneş, një i dyshuar i arratisur i grupit terrorist FETO që jetonte në tokën suedeze, duke u arsyet se pasi ai nuk ishte dënuar me më shumë se një vit burg, ai nuk kualifikohet për ekstradim.

Keneş, ish-kryeredaktori i gazetës ‘Today’s Zaman’ dhe një anëtar i dyshuar i FETO-s, jeton në Suedi.

Në grusht shtetin e dështuar të vitit 2016 të orkestruar nga FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gulen, 251 persona u vranë dhe 2.734 të tjerë u plagosën.

Turqia, Finlanda dhe Suedia nënshkruan një memorandum këtë qershor për aplikimet e vendeve nordike për anëtarësim në NATO. Memorandumi kërkon që Finlanda dhe Suedia të ndërmarrin hapa për shqetësimet e Turqisë për terrorizmin, përfshirë ekstradimin e të dyshuarve për terrorizëm, si dhe heqjen e embargos së armëve.

Turqia në këmbim do të lejojë anëtarësimin e vendeve nordike në NATO.

Megjithatë, Ankaraja ka akuzuar Finlandën dhe Suedinë për mospërputhje me marrëveshjen, pasi të dy vendet deri më tani nuk kanë arritur të ekstradojnë terroristët e kërkuar nga Ankaraja.

Related posts

Ish-drejtori i Mo’ssad: Nuk mund ta mposhtim ushtarakisht Ha’masin dhe Xhi’hadin Is’lamik

admin

Mesazhi i senatorëve: Moszbatimi i marrëveshjes, mosintegrim në BE e NATO

rezart morina

FSK-së i shtohen specialistët për qitje

rezart morina