Turqia ka rëndë dakord që të tërheqë trupat e saj nga Siria veriore.
Vendimi ka ardhur pas bisedimeve mes ministrave të mbrojtjes të Rusisë, Sirisë dhe Turqisë, shkruan Euronews Serbia.
Pjesëmarrësit e takimit ranë dakord se njësitë kurde të lidhura me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit janë “agjentë të SHBA-së dhe Izraelit dhe përfaqësojnë kërcënimin më të madh për Sirinë dhe Turqinë”.
Gjithashtu, temë e diskutimit ishte edhe zbatimi i marrëveshjes për hapjen e autostradës strategjike M4, e cila lidh rajonet perëndimore dhe lindore të Sirisë.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi në fillim të kësaj jave se ministrat e mbrojtjes të Rusisë, Sirisë dhe Turqisë u takuan në kryeqytetin rus për të diskutuar mënyrat për të zgjidhur krizën siriane, problemin e refugjatëve dhe përpjekjet e përbashkëta për të luftuar grupet ekstremiste në Siri.