Kanadaja po përballet me serinë e zjarreve intensive që janë përhapur nga provincat perëndimore në Quebec, rajon në të cilin janë djegur mijëra hektarë pyje.
Era ka sjellë tym nga zjarret drejt jugut, duke shkaktuar alarme për cilësinë e ajrit në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
Ekspertët e ndotjes kanë thënë se niveli i ndotjes në Kanada dhe SHBA shkaku i këtij tymi të madh, është më i lartë sesa në qytetet më të ndotura të Azisë.
Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit lëshoi të martën një alarm për cilësinë e dobët të ajrit për New England, një ditë pasi pjesë të Illinois, Wisconsin dhe Minesota morën alarme të ngjashme.
Javën e kaluar, zyrtarët amerikanë nga Maryland, Baltimore, Virxhinia dhe Pensilvani raportuan se ishin prekur nga zjarret.
Ndotja matet në bazë të grimcave të imta që njihen si “PM 2.5”.
Grimcat janë mjaft të vogla për të kapërcyer mbrojtjen e rrugëve të frymëmarrjes dhe për të shkaktuar probleme me frymëmarrjen te njeriu. /koha
BREAKING: Footage of the George Washington Bridge that connects New Jersey and New York City amid smoke from Canada wildfires.pic.twitter.com/d3FhjdRy6W
— The Spectator Index (@spectatorindex) June 7, 2023