Që nga fillimi i luftës në Ukrainë të paktën 15 mijë, përfshirë civilë, janë zhdukur, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Rusia ka konfirmuar se mban 3.000 ushtarë ukrainas si robër”, tha Avokatja ushtarake e Popullit në Ukrainë, Alyona Verbitskaya për agjencinë e lajmeve “Bloomberg”.
Ajo theksoi se komunikimi me zyrtarët e Rusisë për çështjen e robërve të luftës ka qenë “shumë i dobët”.