RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina: Erdoğan mund të sigurojë rifillimin e Marrëveshjes së Korridorit të Drithit në Detin e Zi

ukraina:-erdogan-mund-te-siguroje-rifillimin-e-marreveshjes-se-korridorit-te-drithit-ne-detin-e-zi

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan mund të sigurojë rifillimin e Marrëveshjes së Korridorit të Drithit në Detin e Zi, transmeton Anadolu.

Në një intervistë për gazetën italiane “Corierre Della Sera”, Kuleba bëri vlerësime lidhur me Marrëveshjen e Korridorit të Drithit në Detin e Zi.

Në pyetjen “Nëse mundet Erdoğan të sigurojë rifillimin e marrëveshjes së drithit?” ministri Kuleba tha: “Po, për mendimin tim ai (presidenti Erdoğan) mund ta bëjë këtë. E dimë që diplomacia turke po punon me rusët. Ndërkohë po ndërtojmë rrugë alternative për eksportin e drithit dhe produkteve të tjera pa kaluar nga Deti i Zi”.

– Marrëveshja e Korridorit të Drithit në Detin e Zi

Për të ulur ndikimin mbi çmimet globale të ushqimit si pasojë e sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, OKB-ja, Rusia, Turqia dhe Ukraina me një ceremoni të mbajtur në Stamboll më 22 korrik 2022 nënshkruan Marrëveshjen e Korridorit të Drithit në Detin e Zi.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një deklaratë më 17 korrik lidhur me marrëveshjen, afati i të cilës përfundoi tha se “Marrëveshja e Korridorit të Drithit ka përfunduar ‘de-facto’, ka ndalur. Rusia do të rikthehet në marrëveshjen e drithit menjëherë sapo të zbatohen kushtet përkatëse. Pjesa e marrëveshjes lidhur me Rusinë nuk u përmbush”.

Related posts

Lajçak paralajmëron për tri-katër marrëveshje që pritet të nënshkruhen nga Kosova dhe Serbia

admin

Prizren, strukturat kulturore dhe arkitekturore të periudhës Osmane tërheqin turistët vendas dhe të huaj

admin

Policia e Kosovës konfirmon dorëheqjet e zyrtarëve policorë serbë: Kemi kapacitete për menaxhimin e situatës

admin