RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

UNICEF-i: Mbi 13 milionë fëmijë në Sudan kanë nevojë për ndihmë

unicef-i:-mbi-13-milione-femije-ne-sudan-kane-nevoje-per-ndihme

Ndikimi i dhunës së vazhdueshme sipas UNICEF-it vazhdon të kërcënojë jetën dhe të ardhmen e familjeve dhe fëmijëve, duke i lënë ata pa shërbime bazë.

Agjencia e OKB-së për Fëmijët – UNICEF tha të enjten (8 qershor) se më shumë se 13,6 milionë fëmijë kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare për jetë në Sudan.

Vendi afrikan është goditur nga dhuna midis ushtrisë sudaneze dhe grupit paraushtarak të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) prej javësh.

Ndërkohë që shumë objekte shëndetësore janë mbyllur, dëmtuar ose shkatërruar, thonw nga UNICEF-i.

UNICEF-i ka kërkuar 838 milionë dollarë për të trajtuar krizën.

Gjithsej 297 fëmijë u evakuuan nga jetimorja Mygoma në Khartoum dhe u zhvendosën në një qendër tranziti në një vend më të sigurt, thonë nga UNICEF-i.

“Miliona fëmijë mbeten në rrezik në gjithë Sudanin, të kërcënuar nga luftimet, zhvendosjet dhe ndikimi që rezulton në ofrimin e shërbimeve shpëtimtare – jeta e tyre dhe e ardhmja e tyre kërcënohen çdo ditë nga ky konflikt”, tha Mandeep O’Brien, përfaqësues i UNICEF-it në Sudan.

Më shumë se 700 njerëz kanë humbur jetën, duke përfshirë 190 fëmijë, dhe 6.000 të tjerë u plagosën, sipas OKB-së.

Mbi një milion banorë janë zhvendosur dhe më shumë se 840.000 kanë kërkuar strehim në zonat rurale dhe vende të tjera, ndërsa 250.000 të tjerë kanë kaluar kufijtë e Sudanit.

Mosmarrëveshja midis dy palëve është ndezur në muajt e fundit lidhur me integrimin e RSF-së në forcat e armatosura – një kusht kyç i marrëveshjes së tranzicionit të Sudanit me grupet politike.

Sudani ka qenë pa një qeveri funksionale që nga vjeshta e vitit 2021, kur ushtria rrëzoi qeverinë e përkohshme të kryeministrit Abdullah Hamdok dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në një lëvizje që forcat politike e denoncuan si “grusht shteti”.

Periudha e tranzicionit, e cila filloi në gusht 2019 pas përmbysjes së presidentit Omar al-Bashir, ishte menduar të përfundonte me zgjedhjet në fillim të vitit 2024.

Related posts

Mbreti Salman: Festimi i Ditës së Flamurit konsolidon identitetin kombëtar

admin

Dyshohet se është i përfshirë në plagosjen e policëve në Skenderaj, flet ish-gjenerali Nuredin Lushtaku

admin

Sveçla: Sekuestrohen 20 pajisje të prodhimit të kriptovalutave në Zubin Potok

rezart morina