RTV AHIRETI
Kuzhinë

Supë pule me xhenxhefil

supe-pule-me-xhenxhefil

Kjo recetë e shëndetshme kërkon vëmendje dhe njëkohësisht delikatesë në përgatitje

Përbërësit:

– 80 g makarona për supë,
– 1 lugë vaj ulliri,
– ½ e qepës, e grirë,
– 1 lugë xhenxhefil të grirë,
– 1 karotë e grirë,
– 2 lugë salcë soje,
– 2 kube supë pule,
– 1 thelb hudhre,
– 1 filxhan bizele,
– 50 g mish të bardhë të grirë të pulës,
– 1 filxhan qumësht soje,
– pak borzilok.

Përgatitja:

Në një tenxhere të madhe nxehni vajin. Shtoni qepën dhe fërgojeni derisa të zbutet.

Shtoni xhenxhefilin dhe karotën dhe fërgojeni edhe pak. Shtoni edhe hudhrën.

Pastaj në ujë të nxehtë tundni kuben e supës, qiteni në tenxhere dhe shtoni salcën e sojës, pastaj lëreni të vlojë.

Shtoni mishin e pulës dhe bizelen dhe lëreni të vlojë. Ulni temperaturën dhe vazhdoni zierjen derisa mishi i pulës të zbutet.

Shtoni makaronat dhe qumështin e sojës. Zieni derisa makaronat të zbuten.

Kur të jetë gati supa, përzieni mirë dhe shërbejeni.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

The post Supë pule me xhenxhefil appeared first on Telegrafi.

Related posts

Tortë çokollate me portokaj, pa miell: Perfeksionimi i shijes që gjithmonë do ta mbani në mend!

Muhamet Ramadani

Tiramisu me ananas, një ëmbëlsirë me një shije ekzotike

admin

Tortë turke e lagur

admin