RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

UNICEF: Rreth 2 mijë fëmijë janë vrarë ose plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë

unicef:-rreth-2-mije-femije-jane-vrare-ose-plagosur-qe-nga-fillimi-i-luftes-ne-ukraine

Të paktën 1,993 fëmijë në Ukrainë janë vrarë ose plagosur që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt 2022, sipas agjencisë së OKB-së për fëmijë (UNICEF), duke përsëritur thirrjet e vazhdueshme për armëpushim.

Mesatarisht, të paktën dy fëmijë vriten në Ukrainë çdo ditë, sipas një raporti të UNICEF.

“Fëmijët e Ukrainës kanë nevojë urgjente për siguri, stabilitet, qasje në mësim të sigurt, shërbime për mbrojtjen e fëmijëve dhe mbështetje psikosociale,” tha agjencia në një deklaratë.

“Më shumë se çdo gjë, fëmijët e Ukrainës kanë nevojë për paqe.”

Lufta në Ukrainë ka ndikuar ndjeshëm në shëndetin mendor dhe mirëqenien e fëmijëve, tha UNICEF, duke shtuar se gjysma e adoleshentëve kanë raportuar probleme me gjumin.

Gjithashtu rreh një milion fëmijë në të gjithë vendin nuk mund të kenë akses në shkolla për shkak të pasigurisë. /abcnews

Related posts

Pelegrinët muslimanë vazhdojnë udhëtimin shpirtëror me vizitën në malin Arafat

admin6

“Ekstremizmi i krahut të djathtë rrezik kryesor për demokracinë e Gjermanisë”

admin

Parlamenti në Shkup miraton anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

admin