RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ushqimet që duhen konsumuar nga personat me diabet

ushqimet-qe-duhen-konsumuar-nga-personat-me-diabet

Nëse vuani nga diabeti, duhet të bëni kujdes me ushqimet që konsumoni në mënyrë që të mbani nën kontroll sëmundjen. Disa ushqime janë të pasura me lëndë ushqyese që ndihmojnë në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak, mbrojnë zemrën dhe shikimin. Këto janë ushqimet që duhet të konsumohen nga diabetikët për të mbajtur nën kontroll sëmundjen.

Sallata jeshile: Është një burim i luteinës, një karotenoid që është shumë i mirë për sytë. Njerëzit që vuajnë nga diabeti duhet të konsumojnë sallatë jeshile që të mos kenë probleme me shikimin.

Frutat e thata: Këto fruta mbajnë nën kontroll diabetin e tipit 2 dhe ndihmojnë në forcimin e mureve të brendshme.

Çokollata e zezë: Ndihmon gjatë injektimit të insulinës për të rritur efektin e saj në trajtimin e diabetit të tipit 2. Çokollata e zezë ul gjithashtu tensionin e gjakut, redukton kolesterolin e keq LDL dhe përmirëson funksionin e enëve të gjakut.

Fasulet: Ndihmojnë në uljen e rrezikut për t’u prekur nga diabeti apo për të pasur probleme me zemrën. Këto perime përmbajnë fibër, një lëndë ushqyese që ul nivelin e glukozës në enët e gjakut.

Salmoni: Është një nga burimet më të mira të vitaminës D dhe acideve yndyrore omega 3. Këto lëndë ushqyese ulin rrezikun për të pasur probleme me zemrën, ulin inflamacionin dhe rrisin rezistencën e insulinës.

Prodhimet e bulmetit: Janë një burim i mirë i kalciumit dhe vitaminës D, një kombinim perfekt i lëndëve ushqyese që luftojnë diabetin.

Bollguri: Është ushqimi i duhur për diabetikët për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrës. Studime të ndryshme kanë treguar se konsumimi i bollgurit ul nivelin e kolesterolit të keq LDL dhe përmirëson rezistencën e insulinës.

Portokalli: Njerëzit me diabet duhet të ulin nivelet e vitaminës C në trupin e tyre, prandaj portokalli është zgjedhja e duhur.

Boronicat: Kanë përmbajtje të lartë të fibrës, e cila ul rrezikun për t’u prekur nga diabeti. Një nga llojet e antioksiduesve që gjendet tek boronicat është antocianina, e cila ul rrezikun për t’u prekur nga diabeti i tipit 2.

Soja: Përmban proteina të cilësisë së lartë të cilët kanë sasi të ulët të yndyrës dhe kolesterolit./Healthline

Related posts

Pse po rritet kolesteroli tek të rinjtë?

admin

Misri, një burim mineralesh dhe antioksiduesish

admin

​Kafeja me stomakun bosh: Sa e rrezikshme është?

admin