RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ushqimet që ju ndihmojnë të bëni gjumë të qetë, nga çfarë duhet të hiqni dorë

ushqimet-qe-ju-ndihmojne-te-beni-gjume-te-qete,-nga-cfare-duhet-te-hiqni-dore

Një studim i publikuar në Wall Street Journal thotë se që të kuptojmë se si ushqimi ndikon tek gjumi, duhet të mësojmë çfarë ndodh në organizëm kur mbyllim sytë për të fjetur.

Çfarë ndodh në trupin tonë kur flemë?

Funksionet e trupit ngadalësohen ndërkohë që truri mbetet aktiv. Temperatura e trupit bie ndërkohë që frymëmarrja ngadalësohet dhe tensioni i gjakut ulet.

Muskujt relaksohen ndërkohë që truri prodhon një amino acid që qetëson të gjithë sistemin nervor. Hormonet pësojnë një ulje të ndjeshme duke nisur me atë të stresit. Hormonet si ghrelina dhe leptina të cilat rregullojnë nivelet e oreksti dhe ngopjes janë në ekuilibër të plotë.

Nivelet e insulinës rriten për të rregulluar sheqerin në gjak ndërsa melatonina dhe serotonina sinkronizojnë ciklin e gjumit dhe të zgjimit.

Si ndikon ushqimi tek gjumi

Ushqimet që ne hamë mund të ndikojnë ndjeshëm tek secili prej funksioneve të lartpërmendura. Le të marrim rastin e akullores. Ekspertët këshillojnë që njerëzit ta hanë akulloren në drekë dhe jo në darkë.

Nëse hahet në drekë, niveli i sheqerit do të ketë kohën e duhur për tu ekuilibruar. Nëse hani akullore në darkë, sistemi tretës duhet të punojë më fort për tretjen e saj dhe rrjedhimisht ndikon tek cilësia e gjumit.

Ekspertët thonë se ngrënia në një kohë shumë të vonë dhe përpara gjumit e vënë sistemin tretës në punë në një kohë kur i duhet të pushojë.

Nëse sistemi tretës është në punë, temperatura e trupit do të rritet, niveli i sheqerit do të ulet dhe të gjitha këto do ju prishin gjumin.

Mungesa e një gjumi cilësor më pas nxit njeriun të bëjë zgjedhje jo të shëndetshme në aspektin ushqimor dhe kështu rrezikohet më tepër nga sëmundjet.

Ushqimet që nuk duhet të hani kurrë para gjumit

Ekspertët thonë se nëse njerëzit duan të flenë mirë, ata duhet të frenohen ndaj ushqimeve të mëposhtme:

  • -Çokollata e zezë
  • -Akullorja
  • -Kosi
  • -Ushqimet pikante
  • -Të skuqurat
  • -Mishi
  • -Djathërat me yndyrë
  • -Patatet
  • -Ushqimet që ju bëjnë të flini më mirë

Ushqimet e mëposhtme janë shumë të mirë, sepse kanë serotoninë e melatoninë dhe ju ndihmojnë të flini “si qingj”:

  • -Kivi
  • -Arrat
  • -Mishi i gjelit të detit
  • -Bananja
  • -Vezët
  • -Mishi i pulës
  • -Bajamet
  • -Qumështi
  • -Mjalti
  • -Barishtet
  • -Karkalecat e detit

Related posts

Vaji i peshkut është vaj me burim nga peshqit yndyrorë si sardelet, açugeja dhe skumbri. Vaji zakonisht gjendet në formë kapsule ose të lëngshme. Vaji i peshkut është lidhur me disa përfitime shëndetësore: -Ndihmon në uljen e inflamacionit -Mund të ndihmojë në ngadalësimin e dobësimit së muskujve për të moshuarit -Përmirësime në shëndetin mendor -Ulë presionin e gjakut -Ndihmon në mbrojtjen e shëndetit të syve Nëse hani peshk të yndyrshëm si salmoni, skumbri ose sardelet disa herë në javë, mund të mos keni nevojë fare për një suplement të vajit të peshkut, veçanërisht nëse hani 8 ons të rekomanduara ushqim deti në javë. Vaji i peshkut ka disa përfitime, por është një shtesë diete me efekte dhe ndërveprime të mundshme negative. Përpara se të merrni vaj peshku, rekomantohet të bisedoni me personat përkatës.

admin

3 zakonet e përditshme që rrisin rrezikun e depresionit

rezart morina

Mësoni se sa kafe duhet të pini në ditë për të mos prekur zemrën

rezart morina