Kur njerëzit kanë uri, hanë çfarë t’u dalë përpara. Megjithatë, kjo është shumë e rrezikshme, sepse disa ushqime nuk janë të përshtatshme për t’u ngrënë me stomakun bosh, përndryshe shkaktojnë dëme për shëndetin. Këto ushqime janë të rreshtuara më poshtë. Nuk duhet t’i hash esëll në mëngjes dhe as kur kanë kaluar shumë orë që nga hera e fundit kur ke ngrënë.
Hurma dhe domate
Hurmat dhe domatet përmbajnë shumë pektinë dhe acid tanik. Kur këto substanca hyjnë në reaksion kimik me acidin gastrik të stomakut, prodhojnë një xhel të patretshëm, që mund të krijojë gurë në stomak.
Pije të ftohta
Nëse pi lloje të ndryshme pijesh të ftohta me stomak bosh, stomaku dhe zorrët do të ngacmoheshin dhe do të ndodhnin kontraksione. Kjo, me kalimin e kohës, do të shkaktonte çrregullime të ndryshme enzimatike, përfshirë edhe sëmundjet gastrointestinale. Gjatë periudhës së menstruacioneve, mund të shkaktojnë dhe çrregullime të ciklit.
Banane
Bananet janë të pasura në magnez. Duke ngrënë banane me stomak bosh, në organizëm do të rritej menjëherë niveli i magnezit dhe do të dëmtohej ekuilibri midis tij dhe kalciumit, që mund të kishte një efekt frenues në qarkullimin e gjakut dhe kjo nuk është pozitive për shëndetin.
Muçmolla dhe portokaj
Muçmollat dhe portokajt përmbajnë një sasi të madhe acidi organik, acid muçmolle, acid citrik, etj.. Po të hash këto dy lloj frutash me stomakun bosh, rritet niveli i acidit gastrik në trup, që dëmton mukozën e stomakut dhe si pasojë shkakton zmadhim të stomakut dhe të vjella.
Qumësht lope dhe qumësht soje
Këto pije përmbajnë shumë proteina. Nëse i pi me stomakun bosh, proteinat do “detryohen” të shndërrohen në nxehtësi dhe të konsumohen pa arritur të kenë efekt ushqyes dhe forcues. Mënyra e duhur është t’i pish gjatë vaktit me bukë dhe produkte të tjera brumi, ose dy orë pas darke apo para gjumit.
Sheqerna
Të gjithë e dini që sasia e tepërt e sheqerit nuk ju bën mirë, por a e dinit që sheqeri i shtuar në shumicën e ushqimeve të përpunuara, si shurupi i misrit, ka të njëjtin efekt në mëlçi si alkooli? Sheqeri natyral i frutave ekuilibrohet nga fibrat e tyre, por sasitë e mëdha të fruktozës, sidomos në stomak bosh, e ngarkojnë mëlçinë dhe mund ta dëmtojnë.
Sheqeri tretet dhe përthithet lehtë nga trupi. Nëse ha shumë sheqer me stomak bosh, trupi nuk do të mundë të prodhojë insulinë aq sa duhet për të mbajtur një nivel normal të sheqerit në gjak, kështu që niveli i sheqerit në gjak do rritet, duke shkaktuar dëmtim të syve.
Kosi
Pirja e kosit me stomak bosh, i ul efektet e tij pozitive. Kosi duhet pirë dy orë pas darkës, ose para se të shkosh në shtrat. Kjo do ndihmonte që trupi të përthithte vlerat e kosit dhe ai të luante rolin e tij tretës.
Patate të ëmbla
Patatet e ëmbla përmbajnë taninë dhe pektinë, që nxisin muret e stomakut të sekretojnë më shumë acid gastrik, duke provokuar djegie stomaku dhe gjendje të shqetësuar fizike.
Çaj dhe kafe
Të pish kafe me stomak bosh, rrit aciditetin, kjo shkakton djegie stomaku dhe vështirësi në tretje gjatë gjithë ditës. Të pish çaj, mund të frenojë sekretimin e lëngjeve gastrike dhe ul sasinë e vrerit dhe acidit në stomak i cili ndihmon në tretjen e ushqimeve dhe është esencial në procesin e nxjerries së kolesterolit të tepërt nga trupi.