RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ush’tarët iz’raelitë vr’asin një të ri pa’lestinez në Ku’ds

ush’taret-iz’raelite-vr’asin-nje-te-ri-pa’lestinez-ne-ku’ds

Ushtarët izraelitë vranë një të ri palestinez duke pretenduar se ka tentuar “sulm me thikë” në postbllokun ushtarak midis Kudsit dhe Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në lajmin e agjencisë zyrtare palestineze WAFA, thuhet se një i ri palestinez u qëllua dhe u vra nga ushtarët izraelitë në postbllokun ushtarak midis Kudsit dhe qytetit të Betlehemit në Bregun Perëndimor të pushtuar, pasi pretendohet se kishte tentuar një sulm me thikë.

“Një i ri, i cili pretendohet se kreu një sulm me thikë, u martirizua nga plumbat e ushtarëve të okupimit në pikën e kontrollit të tunelit në veriperëndim të qytetit të Beit Jala në Betlehem”, thuhet në lajm.

Nga ana tjetër, në deklaratën me shkrim të policisë izraelite thuhet se, “Në pikën e kontrollit të tunelit rreth qytetit të Kudsit është marrë një raport për një sulm me thikë”.

Në deklaratë, theksohet se nga sulmi është lënduar një ushtare femër në postblloku dhe theksohet se sulmuesi është “neutralizuar”.

Related posts

Izraeli paralajmëron Hezbollahun që të qëndrojë jashtë luftës në Gaza

rezart morina

Pentagoni do të trajnojë ushtarët ukrainas për përdorimin e sistemit mbrojtës Patriot

admin

Sot shpallet aktgjykimi i Speciales ndaj Salih Mustafës

admin