RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite kryen sulm ajror ndaj qytetit Rafah, 11 civilë të vrarë

ushtria-izraelite-kryen-sulm-ajror-ndaj-qytetit-rafah,-11-civile-te-vrare

Të paktën 11 civilë janë vrarë në sulmet ajrore të ushtrisë izraelite ndaj qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, avionët luftarakë të izraelit kanë shënjestruar civilët në jug të qytetit Rafah.

Në sulmin e ndodhur afër varrezave humbën jetën 5 civilë ndërsa në një sulm tjetër në një lagje të qytetit kanë humbur jetën 6 civilë të tjerë kurse janë plagosur disa civilë.

Në sulmet e Izraelit kundër Rripit të Gazës që nga 7 tetori e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 33.545, përfshirë të paktën 14.500 fëmijë dhe 9.560 gra, ndërsa i të plagosurve në 76.094.

Nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve. Ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite.

Related posts

Largohen mbeturinat përreth xhamisë së ‘4 Llullave”, imami Husamedin Abazi: Hedhja e tyre në rrugë është mëkat

admin

Gruaja ukrainase dhe vajza e saj përqafojnë Islamin në Turqi

admin

Shefi i diplomacisë turke dhe shefi i OKB-së diskutojnë marrëveshjen e drithërave të Detit të Zi

admin