RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vdes motoristi 33- vjeçar, shkaktoi vetaksident në rrugën Gjakovë-Prizren

vdes-motoristi-33-vjecar,-shkaktoi-vetaksident-ne-rrugen-gjakove-prizren

Një person ndërroi jetë sot si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi në magjistralen Gjakovë-Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar komandanti rajonal i trafikut në Gjakovë, Albin Sahatqija, i cili informoi se viktima ishte i moshës 32, 33-vjeçare.

Ai bëri të ditur se aksidenti ndodhi në hyrjen për në Gjakovë.

“Një motorist i moshës 33-32 vjeçare, i cili ka qenë pa helmete e ka humb kontrollin, ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Gjakovës pasi ka kaluar rrethlluin është rrëzuar e motor dhe ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve”, tha Sahatqija.

Ai u shpreh se njësitet e Policisë janë në vendin e ngjarjes, bashkë me prokurorin dhe se trupi i pajetë i viktimsë do të dërgohet në IML për obduksion.

Sipas tij, në rrugën ku ndodhi vetaksidenti shqiptohen shumë gjoba.

Related posts

Korporata ruse “Rosatom” evakuon 163 punonjës nga centrali bërthamor në Iran

RTI

Vdiq arkitekti i BE-së moderne, Jacques Delors

Muhamet Ramadani

Inspektorati i Prishtinës mbrëmë në aksion për kontroll të zhurmës dhe respektim të orarit, thotë se lokalet po iu përmbahen rregullave

Muhamet Ramadani