Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një banesë, e cila ishte përfshirë nga zjarri, në afërsi të Tregut të Gjelbër në Gjilan.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitet patrulluese dhe zjarrfikësit.
Hashani ka bërë të ditur se të gjithë banorët e banesave janë evakuuar për çështje të sigurisë.
“Hetuesit rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit. Nga hetimet e para njoftohet se në banesë eshte gjetur nje person pa shenja jete i gjinisë mashkullore rreth 50 vjeç”, tha Hashani.
Ndërkohë, ai bëri të ditur se prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML.
“Hetuesit rajonal janë duke i hetuar rrethanat e këtij rasti të rëndë”, tha ai.