RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vdiq krimineli i luftës, Ratko Mladiq

vdiq-krimineli-i-luftes,-ratko-mladiq

Ratko Mladiqi, kriminel lufte i dënuar me burgim të përjetshëm, i cili ishte komandant i përgjithshëm i Ushtrisë së Republikës Srpska, ka vdekur sot në moshën 85-vjeçare në burgun e Hagës, kanë raportuar mediat serbe.

Krimineli Mladiqi, me origjinë nga Kalinoviku, u dënua përfundimisht në qershor të vitit 2021 nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë për gjenocid në Srebrenicë, përndjekje të popullsisë civile, shfarosje dhe vrasje, dëbim dhe akte çnjerëzore, terrorizim dhe sulme të paligjshme ndaj Sarajevës, si dhe marrjen peng të ushtarëve të OKB-së. Gjykata e shpalli fajtor për 10 nga 11 pikat e aktakuzës, shkruan Klix.ba.

Në opinionin publik botëror, për shkak të krimeve të tij, ai u bë i njohur edhe si “Kasapi i Bosnjës” (Butcher of Bosnia), pasi konsiderohet drejtpërdrejt përgjegjës për vdekjen e më shumë se 8 mijë burrave dhe djemve në Srebrenicë në vitin 1995.

Vitin e kaluar, Tribunali për krime të luftës i OKB-së refuzoi kërkesën e Mlladiqit për lirim urgjent në Serbi për shkaqe shëndetësore. Në vendim, gjykata tha se gjendja e Mlladiqit, ndonëse e pasigurt, ishte e qëndrueshme dhe trajtimi i tij në burgun në Hagë ishte në një standard të pranueshëm.

Related posts

Të paktën 40 fëmijë humbin jetën pas përmbysjes së një varke në Nigeri

RTI

“Në Ukrainë nuk ka ekzistuar kurrë synimi për të përdorur armë bërthamori”- Putin dy ditë para zgjedhjeve presidenciale: Rusia është e gatshme për negociata, por…

admin

Paga minimale të jetë 600 euro, sindikata e sektorit privat kërkon që pagat me rritje të ekzekutohen me 1 janar

RTI