RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Veniten shpresat për anëtarësim të shpejtë të Suedisë dhe Finlandës në NATO

veniten-shpresat-per-anetaresim-te-shpejte-te-suedise-dhe-finlandes-ne-nato

Të hënën më 20 qershor, Finlanda, Suedia dhe Turqia u ulën në tryezën e bisedimeve në Bruksel për të diskutuar mbi procesin e bllokuar të anëtarësimit për në NATO, por sipas ekspertëve, shpresat po zbehen se do të jenë në gjendje të zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre përpara një samiti të aleancës javën e ardhshme.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u takua me përfaqësues nga të tre vendet për të bërë përparim në aplikimet e anëtarësimit të vendeve nordike, të cilat janë bllokuar nga Ankaraja.

“Unë mendoj se është e mundur, por do të ishte shumë e vështirë,” tha për AFP-në, Paul Levin, drejtor i Institutit për Studimet e Turqisë në Universitetin e Stokholmit, duke shtuar se do t’u kërkonte të dyja palëve të bëjnë kompromis.

NATO dhe dy vendet nordike kishin pritur që procesi i aplikimit të ishte i shpejtë. Por kundërshtimet e Ankarasë e ndalën vrullin, në një kohë kur NATO dëshiron të shfaqë një front të unifikuar kundër Rusisë.

Ankaraja ka akuzuar Finlandën dhe Suedinë për strehimin e anëtarëve kurdë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e renditur si një grup “terrorist” nga Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë. Ankaraja ka kërkuar gjithashtu që ata të heqin embargon e armëve ndaj Turqisë.

Çdo marrëveshje anëtarësimi në NATO duhet të miratohet unanimisht nga të 30 anëtarët e aleancës dhe tani po shtohet frika se Turqia mund të vonojë procesin e vendeve nordike për një kohë të pacaktuar. /rel

Related posts

MPJ: Nuk ka asnjë shtetas të Kosovës të vdekur në Turqi

admin

Pas zjarreve masive, Greqia pritet të përballet me reshje të dendura shiu dhe stuhi

rezart morina

Osmani, Konjufca dhe Kurti letër Dora Bakojanis: Zotohen se besnikërisht do ta themelojnë Asociacionin

RTI