RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelensky: Afrika është marrë peng nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës

zelensky:-afrika-eshte-marre-peng-nga-lufta-e-rusise-kunder-ukraines

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Afrika është marrë peng nga “ata që e filluan luftën”.

Duke iu adresuar Komisionit të Unionit Afrikan nëpërmjet videolidhjes të hënën, Zelensky, ka paralajmëruar se kriza globale e ushqimit do të vazhdojë përderisa të vazhdojë lufta e Rusisë në Ukrainë.

Ai ka thënë se do të preken deri 400 milionë jetë nëpër botë që varen nga eksportet ukrainase.

“Detyra jonë kryesore aktualisht është të eliminojmë rrezikun. Po të mos ishte lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, do të ishte një situatë krejt tjetër, e sigurtë”, ka thënë Zelensky. /koha

Related posts

Kryeministri i Irakut: Situata në Gaza ‘zhvillim i vështirë dhe i rrezikshëm’

Muhamet Ramadani

Trump: Po shohim shenja të hershme përparimi për fundin e luftës Rusi-Ukrainë

admin

UNICEF bën thirrje për ndihmë shtesë për zonat e goditura nga tërmeti në Turqi

admin