Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë një video në rrjete sociale nga punimet që po kryhen në kantierin e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë të Beratit.
Rama bëri me dije se puna nuk po ndalet në këtë kantier, i cili ka krikuar 400 vende pune.
“Mirëmëngjes dhe me kantierin e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë, ku janë krijuar 400 vende pune e ku punimet po ecin me ritëm të lartë, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama në profilin e tij në Facebook.
Punimet për ndërtimin e kësaj baze kanë nisur në janar të këtij viti, teksa Shqipëria është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që ka bazë Bazë Ajrore të Aleancës Veriatlantike.