Sipas një studimi të kryer së fundmi, marrja e vitaminës D mund t’iu zgjatë jetën personave që vuajnë nga kanceri.
Hulumtuesit nga Michigan State University, kanë analizuar gjendjen shëndetësore të personave që kanë marrë vitaminën D dhe atyre që u ka munguar kjo vitaminë për një periudhë trivjeçare.
Në këtë studim kanë marrë pjesë 79 mijë persona, prej të cilëve 78 për-qind ishin të gjinisë femërore, shkruan Medical News Today.
Duke u bazuar në rezultatet e këtij hulumtimi, shkencëtarët thonë se personat që kanë marrë vitaminën D janë 13 për-qind më pak të rrezikuar nga sëmundjet e kancerit.